Kanë nisur punimet për asfaltimin e një segmenti rrugor prej 1.4 kilometrash në lagjen e re të Zejmenit. Gjatë inspektimit të punimeve, kryetari i Bashkisë Lezhë u takua me banorët e zonës, të cilët, sipas tij, përshëndetën nisjen e investimit dhe vlerësuan ndërhyrjen në infrastrukturë. Kryebashkiaku u shpreh se investimi është financuar nga Bashkia Lezhë dhe theksoi se taksat e qytetarëve po kthehen në projekte konkrete që përmirësojnë kushtet e jetesës së komunitetit.

Banorët u shprehën se kjo ishte një ndërhyrje e shumëpritur, e cila do të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen e përditshme dhe do të përmirësojë kushtet e jetesës në lagje. Ata vlerësuan nisjen e punimeve, duke theksuar se investimi do të ketë ndikim pozitiv për të gjithë komunitetin.

Ky investim është pjesë e paketës së Bashkisë Lezhë për rehabilitimin e rrugëve në zonat rurale, ku aktualisht po ndërhyhet në të gjitha njësitë administrative.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakMBETURINAT MBUSHIN RRUGËN NË LAGJEN “TEPE”
Artikulli tjetërPAKETA E MALEVE, RAMA ME BANORËT E THETHIT: ZHVILLIM PËR ZONAT MALORE