Bashkia Lezhë rezulton të jetë njesia me peshën më të madhe të investimeve të veta dhe qeverisë në rang vendi, në raport me numrin e popullsisë.Konfirmimi ka ardhur nga kryebashkiaku Pjerin Ndreu gjatë një takimi prezantues të projekteve që po realizohen dhe pritët të nisin së shpejti në të gjithë territorin. Vemendja më e madhe është e përqëndruar tek infrastruktura, ku aktualisht janë në proçes punë 7 ujësjellësa dhe shumë rrugë në zonat rurale, ku nuk ishte investuar asnjëherë.

Krahas mbështetjes së Qeverisë Shqiptare me financimin e shumë projekteve, Bashkia Lezhë po investon edhe me buxhetin e saj, ku 42 % e tij përgjatë vitit 2025 do të shkojë për shërbime në komunitet.

Artikulli paraprakBEKIM BALAJ ME VLLAZNINË DERI NË 2027
Artikulli tjetërSHKODËR, STERILITETI NË RRITJE