Godina e bashkise Malesi e Madhe I eshte nenshtruar nje rikonstruksioni te plote per te permiresuar jo vetem imazhin e institucionit kryesor ne Malesi te Madhe por edhe per te permiresuar kushtet e punes se administrates si dhe cilesine e sherbimeve qe ofrohen per qytetaret.

Fondi per kete nderhyrje kap shifren 20 milion lekeve te reja dhe eshte akorduar nga buxheti I bashkise Malesi e Madhe.Punimet kane filluar me 05.10.2016 dhe kane nje afat 40 ditor.Nderhyrjet konsistojne ne ambjentet e brendshme si dhe ne pjesen e jashtme te godines.Projekti synon krijimin e zyrave sipas numrit te percaktuar ne keshillin bashkiak, gjithashtu do te kete edhe nderhyrje ne permiresimin e rrjetit elektrikdhe teknologjik.Ndersa ne pjesen e jashtme do te nderhyhet ne permiresimin e fasades, gjithashtu edhe oborri I bashkise dhe muri rrethues do t’I nenshtrohen nje rimodelimi duke vendosur edhe kangjellat e rinj si dhe vendosjen e nje vendqendrimi per punonjesit qe kryejne sherbimin e rojes. Godina aktuale e bashkise Malesi e Madhe ka rreth 45 vite qe eshte ndertuar dhe ka pasur disa funksione te ndryshme , si konvikt per studentet e rrethit, keshilli I rrethit Malesi e Madhe dhe me pas si bashkia Koplik.Edhe me heret kjo godine ka pasur rikonstruksione te pjesshme por asnjehere kjo ndertese nuk ka pasur nje paraqitje te denje per nje institucion. Ndersa kete vit edhe ne kuader te shume projekteve ambicioze te kryebashkiakut Tonin Marinaj qe synojne ndryshimin e Malesise se Madhe edhe godina e bashkise do te ndryshoje pamje per te rritur efiçensen e sherbimeve por edhe per te permiresuar kushtet e punes se administrates.