
DREJTORI I ARSIMIT VUKA: MINISTRIA E ARSIMIT NUK NA ËSHTË PËRGJIGJUR. Vetëm 3 shkolla janë parashikuar për t’u rikonstruktuar nga Bashkia Shkodër gjatë vitit 2015-të. Një gjë të tillë e konfimon drejtori i zyrës së arsimit në Bashki Ludovik Vuka i cili thotë se institucioni ku ai bën pjesë realizon mirëmbajtjen e godinave duke bërë edhe ndërhyrje të tilla për rikonstruksion.
Bashkia Shkodër ka në përgjegjësinë e saj vetëm mirëmbajtjen e godinave të shkollave ndaj është e vështirë për të bërë investime madhore aq më tepër që edhe si shkak i politikës marrëdhënia me Ministrinë e Arsimit nuk është aq e mirë.






