Bashkia Shkodër përmes Shërbimit Social vijon të ofrojë mbështetje të vazhdueshme për 27 familje të komunitetit rom, të cilat janë strehuar në kontenierë funksional. Specialistja e Sherbimit Social Fatmira Kraja theksoi se ky komunitet ka qenë gjithnjë në vëmendje të veçantë, ndërsa aktualisht po punohet për rikthimin e furnizimit me ujë të pijshëm, i cili është ndërprerë për shkak të ndërhyrjeve të paligjshme të vetë banorëve.

Gjithashtu, ajo komentoi edhe ngjarjen e ndodhur para pak ditësh, kur tre kontenierë u përfshinë nga flakët, duke sqaruar se fatmirësisht nuk pati pasoja në njerëz dhe se strukturat përkatëse janë angazhuar për të ndihmuar këto familje në nevojë.

Vetë banorët nga ana tjetër kanë pranuar se Bashkia Shkodër ka ofruar mbështetje të vazhdueshme, sidomos në aspektin e furnizimit me ujë, por kanë pranuar edhe abuzimet e brendshme që kanë çuar në probleme të furnizimit në depozitat rezervë.

Kraja theksoi se përveç strehimit, këto familje janë ndihmuar nga Bashkia Shkodër me veshmbathje, medikamente dhe artikuj të tjerë të nevojshëm, si pjesë e një strategjie të qartë sociale për të ndihmuar këtë shtresë të margjinalizuar të qytetit

Artikulli paraprakMISH I PALICENSUAR, AKU MBYLL 2 BIZNESE, 2 TË TJERË GJOBITEN
Artikulli tjetërTREGTARËT NË VELIPOJË KUNDËRSHTOJNË ZHVENDOSJEN