
Bashkia Shkodër ka nisur një investim të rëndësishëm në rehabilitimin e kanaleve vaditëse në njësinë administrative të Gurit të Zi, duke i dhënë një shtysë të re bujqësisë në tre fshatra të kësaj njësie administrative. Sipas banorëve, mungesa e sistemeve vaditëse prej të paktën 25 vitesh kishte bërë që shumë toka të mbeteshin të papunuara, duke ndikuar negativisht në ekonominë e familjeve që varen nga bujqësia. Tani, me realizimin e këtij investimi, banorët janë të kënaqur për të rikthyer tokat e tyre në prodhim.
Administratori i Gurit të Zi, Ismet Haxhija, tregoi rëndësinë e këtij projekti për banorët e Gurit të Zi.
Investimi në dy kanalet vaditëse dhe vënia në funksion e tyre ishte kërkesë e përsëritur ndër vite e banorëve të Gurit të Zi, e cila tashmë është drejt konkretizimit dhe pritet që në pranverë të jetë e përfunduar.