Edhe pse jemi në muajin shkurt, bashkia Shkodër ende nuk ka miratuar planin e aktiviteteve për vitin 2023 të shoqatës së artizanëve dhe zejtarëve duke penalizuar anëtarët e kësaj shoqate të organizojnë eventet njësoj si një vit më parë. Për pasojë, në Shkodër panairi I parë për këtë vit është hapur këtë të shtunë të 11 shkurtit. Kryetari I shoqatës, Zef Gjini kërkon që bashkia të marrë masa për miratimin sa më parë të planit.

Gjini kërkon që bashkia të marrë masa për mbështetjen e artizanëve njësoj si ministria e Kulturës.

Këtë vit, risi do të jetë edhe bashkëpunimi I shoqatës me bashkitë e rajonit të veriut.

Panairi I hapur aktualisht në pedonalen “Kolë Idromeno” në qytetin e Shkodrës do të jetë I hapur deri ditën e hënë ndërsa të shumtë kanë qenë qytetarët që kanë vizituar tendat e artizanëve duke vlerësuar dhe blerë punimet e tyre.

 

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakBERISHA: NË KËTË CUNAM POPULLOR TË REVOLUCIONIT DEMOKRATIK, DO THEMI TË VËRTETAT TONA
Artikulli tjetërNDRECA DEPOZITON KËRKESËN: BESËLIDHJA E LEZHËS, FESTË ZYRTARE