INERTET E SHTESËS SË PRISHUR QË ME 15 DHJETOR ENDE PREZENTE.Që prej 15 dhjetorit të vitit të kaluar Inspektoriati i Ndërtimit në Bashkinë Shkodër ndërmori një aksion për prishjen e një shtese në një shtëpi të vjetër në rrugën “Edit Durham” në qytetin e Shkodrës.

Që nga ajo e kohë e deri më sot rrënojat e asaj shtese të prishur janë lënë në trotuar duke zënë të gjithë hapësirën, kryesisht për këmbësorët. Pranë banesës së vjetër kishte një shtesë të bërë në mënyrë të paligjshme vitet e fundit duke bërë që inspektoriati të vendosë ta prishë. Pas atij aksioni Bashkia Shkodër nuk ka menduar aspak që të pastrojë inertet të cilat kanë bllokuar tërësisht troturarin. Në fakt presupuzohej se qëllimi i Bashkisë është pikërisht lirimi i hapësirava publike që qytetarët i kanë uzurpuar në mënyrë të paligjshme. Shembja e asaj shtese është lënë me aq dhe Bashkia nuk e ka çuar deri në fund misionin e saj për të pastruar rrënojat që la fadroma në 15 dhjetorin e vitit të kaluar. Kjo është një histori që përsiritet shpesh, thuajse çdo herë pas shembjes së objekteve të ndryshme të ndërtuara pa leje. Pasi përfundojnë aksionet, në një kohë të gjatë inertet lihen në mes të rrugëve apo trotuarave si në rastin konkret. Në këtë mënyrë, pavarësisht rrënimit të shtesës në aksin “Edit Durham” sërish asgjë nuk ka ndryshuar sepse trotuari është përsëri i zënë, këtë herë nga inertet e lëna nga Bashkia. Nga ana tjetër përveç bllokimit të hapësirës në atë zonë, inertet e lëna në atë mënyrë japin një imazh aspak të mirë për dikënd që është për herë të parë në qytetin e Shkodrës, aq më tepër kur ndërtesa ndodhet në një prej rrugëve kryesore. “Star Plus” ka marrë kontakt me Bashkinë Shkodër që një ditë më parë për të ditur arsyet se pse rrënojat e lëna nga fadroma nuk janë pastruar por drejtuesit e Bashkisë dhe personat përgjegjës nuk kanë pranuar që të japin një sqarim.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/oFH9XA6Q-G4″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakISH TË PËRNDJEKURIT: HAPJA E DOSJEVE JO TRANSPARENTE
Artikulli tjetërHYN NË FUQI KODI I RI RRUGOR