8 milionë euro është vlera e investimeve që ka përfituar Bashkia Shkodër për sistemin arsimor parauniversitar. Ky fakt është pohuar nga Nënkryetari i Bashkisë Shkodër, Rudin Beka, në një intervistë për mediat në prag të nisjes së vitit të ri shkollor. Ai u ndal te vëmendja dhe vizioni i Bashkisë Shkodër, jo vetëm në funksion të investimeve për arsimin, por edhe në kthimin e qendrave të dijes në baza të forta për përgatitjen e brezit të ri në qytet.
Nga ana tjetër, ai theksoi edhe cilësinë e punimeve, të cilat janë të një standardi të lartë dhe e vendosin Shkodrën në pararojë të investimeve arsimore në vend.
Shkolla 9-vjeçare “Ndre Mjeda” është një nga institucionet e rikonstruktuara plotësisht dhe që hap dyert këtë vit shkollor. Ndërkohë, në proces është shkolla “Kolë Idromeno” dhe gjatë këtij viti pritet të nisë puna edhe për rikonstruksionin e plotë të shkollës 9-vjeçare “Ismail Qemali”

Artikulli paraprakZVA SHKODËR :10800 NXËNËS NISIN VITIN E RI SHKOLLOR
Artikulli tjetërUJËRAT E ZEZA SHQETËSIM PËR BANORËT E OBLIKËS