Puka bëhet bashkia e parë në vend që bën të detyrueshëm vaksinimin kundër COVID-19 për punonjësit e administratës. Kryebashkiaku i Pukës Gjon Gjonaj ka nxjerrë një vendim për administratën shtetërore.

Gjonaj kërkon që punonjësit e administratës të sjellin kartelën e vaksinimit kundër COVID-19, ose në të kundërt duhet të paraqesin rezultatet e tamponit çdo javë.

Gjonaj ka marrë vendim gjithashtu për rikthimin e dezinfektimeve masive në qytet dhe institucione, për shkak të rritjes së numrit të rasteve gjatë ditëve të fundit.

“Kush nuk vaksinohet, çdo javë të sjell rezultatet e tamponit. Është koha të respektojmë jetën”, ka deklaruar Gjonaj.

Artikulli paraprakSTUDIM: TYMI NGA ZJARRET SHKAKTAR PËR MBI 33.500 VDEKJE ÇDO VIT
Artikulli tjetërPREJ DY JAVËSH NË INTUBIM, NDËRRON JETË NGA COVID FIZIOTERAPISTI I KOMBËTARES YLLI MIHALI