
Kryetari i bashkisë Pukë, Gjon Gjonaj, nisi me Gojanin e Vogël në njësinë administrative Gjegjan, turin e bashkëbisedimit dhe llogaridhënies me banorët e bashkisë Pukë.
Teksa bashkëbisedoi me banorët Gjonaj u ndal tek arritjet për ndërtimin e rrugës si dhe në ndërhyrjet që janë bërë në infrastrukturën mësimore.
Një ndër problemet që ngriten banorët ishte ai i furnizimit me ujë të pijshëm dhe atij vaditës për të cilën bashkia ka nisur një investim i cili po haset në konflikte sociale dhe mosmarrveshje nga banorët e Gojanit të Vogël.
Krahas kësaj zgjidhje bashkia e Pukës do të vendosë edhe instalimin e matësve të ujit të pijshëm cfarë do të evitojë edhe shpërdorimin e ujit nga banorët.


