Ministria e financave vlerëson shumë mirë Bashkinë Shkodër për performancën dhe menaxhimin financiar.

Në raportin e Ministrisë së Financave për vitin 2016 në lidhje me menaxhimin financiar të bashkive, Bashkia Shkodër vlerësohet në vend të parë në renditjen për bashkitë e mëdha dhe e dyta në nivel kombëtar. Ministria e Financave e Republikës së Shqipërisë, në raportin e saj vjetor liston Bashkinë Shkodër me 430 pikë, nga 450 pikë maksimale të mundshme. Në renditjen për Bashkitë e mëdha, Shkodra kryeson e para, e ndjekur nga Durrësi, Korça, Elbasani dhe më pas renditet Tirana.

Kjo renditje e lartë i referohet: Dërgimit në kohë të faturave për pagesë në degën e thesarit; Numrit të kontratave të anuluara gjatë vitit buxhetor; Numrit të urdhër-shpenzimeve të refuzuara nga Thesari; Dorëzimit në kohë të kontratave në Thesar; Urdhër-prokurimet e paautorizuara; Mjedisi i kontrollit; Menaxhimi i Riskut; Aktivitetet e kontrollit; Informimi dhe komunikimi;Monitorimi; Përgatitja e audituesve të brendshëm; Raportimi në kohë i Audituesve; Monitorimi i pyetësorit të vetëvlerësimit të audituesve të brendshëm; Cilësia e raportimit të audituesve të brendshëm: Pozicione aktuale të auditimit të brendshëm të paplotësuara.

Artikulli paraprakZGJEDHJET PËR UNIONIN E PAVARUR STUDENTOR
Artikulli tjetërBORA NË FUSHË ARRËZ, PREFEKTI INSPEKTON SITUATËN