MUSTAFARAJ: DO TË PËRFITOJNË ATO QË TRAJTOHEN ME NDIHMË EKONOMIKE. Bashkia e Shkodrës ka filluar punën për hartimin e listave të qytetarëve që trajtohen me ndihmë ekonomike për të bërë rimbursimin e energjisë elektrike. Këtë e ka konfirmuar drejtori Shkelzen Mustafaraj në një prononcim të tij për Star Plus. Po ashtu, Mustafaraj ka sqaruar se cilat do të jenë dokumentët e nevojshëm dhe kush nuk do të përfitojë rumbursimin e energjisë elektrike.

Përsa i përket qytetarëve që trajtohen më nidhmë ekonomike, në vitin 2015 ka një rënie të numrit dhe kjo ka disa arsye sipas Mustafarajat. Qytetarët që kanë qenë më problematikë në mos praninë e punës së ofruar janë femrat, të cilat më pas kanë bërë që të penlizohet e gjithë familja për të mos marrë ndihmen ekonomike. Ndërkohë për listat e rimbursimit të energjisë elekrike, brënda një harku kohorë tre mujorë do të bëhet e mundur përpilimi i të gjitha listave, ndërsa OSHE do të konfirmojë emrat e qytetarëve kumë pas do të shpërndahet rimbursimi i vendosur me ligj.

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/kUtzlck0Uyg?showinfo=0″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakAKSIDENTOI TË RINJTË, PROKURORIA KËRKON 18 VITE BURG
Artikulli tjetërLAVDIA E DIKURSHME E URËS SË BUNËS !