
Bashkia Shkodër vijon angazhimin e saj për reduktimin e fenomenit të lypjes në qytet, përmes bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve dhe partnerëve mediatikë.
POSTIMI I PLOTË:
Bashkia Shkodër vazhdon angazhimin e saj për reduktimin e fenomenit të lypjes në qytet.
Falë bashkëpunimit mes Policisë Bashkiake, Shërbimit Social dhe emisionit Fiks Fare, u bë i mundur konstatimi në flagrancë i një shtetasi që dyshohet se shfrytëzonte një person me aftësi të kufizuara për lypje.
Personi është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, ku po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Dua të falënderoj gazetarët e Fiks Fare për denoncimin dhe bashkëpunimin në zbardhjen e këtij rasti. Vetëm përmes bashkëpunimit mes institucioneve, medias dhe qytetarëve mund të godasim fenomene të tilla të papranueshme.
Nuk do të ketë asnjë tolerancë ndaj kujtdo që përfiton duke shfrytëzuar njerëzit më të pambrojtur. Puna jonë do të vazhdojë çdo ditë për të mbrojtur dinjitetin e çdo qytetari dhe për të garantuar zbatimin e ligjit.
📺 Materiali i plotë do të transmetohet në një nga edicionet e ardhshme të emisionit Fiks Fare.






