BASHKIA SHKODER NE NJE POSTIM NE RRJETET SOCIALE SHKRUAN:

Suksese Drejtorit të ri të Teatrit “Migjeni”, Gerti Palali.
Një i ri me talent dhe vizion, i rritur në ambientet e këtij teatri, bëhet pjesë e vizionit tonë të përbashkët për zhvillimin e artit dhe kulturës në Shkodër.
Gerti vjen në këtë detyrë me shumë përgjegjësi dhe projekte që synojnë rritjen e cilësisë dhe performancës së tempullit të artit shqiptar, siç është Teatri “Migjeni”.
I diplomuar në Universitetin e Arteve në Tiranë, ai është një nga emrat e rinj që ka spikatur në skenën shqiptare si aktor, regjisor dhe producent. Palali ka realizuar një sërë shfaqjesh teatrale dhe filmike, të cilat janë vlerësuar me çmime në festivale kombëtare e ndërkombëtare. Ai ka bashkëpunuar me sukses me Teatrin “Migjeni”, duke njohur nga afër skenën dhe trupën e tij, çka i jep një përvojë të çmuar për drejtimin e këtij institucioni. Përveç krijimtarisë, ai ka dhënë kontribut edhe në edukimin artistik të brezit të ri si mësues arti dhe animator social.
Gerti Palali ishte një nga të rinjtë që iu përgjigj thirrjes së hapur të Bashkisë Shkodër për të kontribuar në qytetin tonë, duke sjellë energjinë dhe pasionin e tij në shërbim të kulturës.
Energjia, talenti, vizioni dhe përvoja e tij do të sjellin një frymë të re në Teatrin “Migjeni”, duke e kthyer atë në një qendër edhe më të fuqishme të kulturës shkodrane dhe shqiptare.

Artikulli paraprakPREJ ORËS 12:00 DO TË KETË BLLOKIM TË QARKULLIMIT TË AUTOMJETEVE NË TË DYJA KAHET E AUTOSTRADËS NË FUSHË MAMURRAS
Artikulli tjetërBASHKIA SHKODËR I URON SUKSESE DREJTORIT TË RI TË TEATRIT “MIGJENI”, GERTI PALALI