Bashkia Shkodër i ka kthyer një përgjigje prindërve të nxënësve të shkollës “Azem Hajdari” të cilët protestuan duke qenë kundër zhvendosjes tek shkolla “Salo Halili” për shkak të rikonstruksionit. Drejtori i arsimit në bashkinë Shkodër Ergys Ivziku u shpreh se kanë qenë vetë prindërit dhe mësuesit që kanë kërkuar rikonstruksionin e shkollës ndërsa tregon arsyet pse ky investim po bëhet në këtë moment dhe jo në verën që kaloi.

Drejtori Ivziku thotë se investimi në shkollën “Azem Hajdari” nuk ka asnjë lidhje me fushatën elektorale të zgjedhjeve vendore.

Ndërkohe drejtorja e Zyrës Vendore Arsimore në Shkodër Brisela Kadia thotë po ashtu se rikonstruksioni është kërkesë e banorëve ndërsa ndryshimi i orareve të mësimit sipas kërkesave të prindërve është i pamundur.

Drejtori i arsimit në bashkinë Shkodër Ivziku dhe drejtorja e Zyrës Vendore të Arsimit Kadia janë të gatshëm për të takuar komunitetin e prindërve të shkollës “Azem Hajdari” duke qenë se deri më tani nuk ka patur një kërkesë zyrtare nga ana e tyre.