Bashkia Shkodër dhe Komuna shqiptare e Ulqinit në Malin e Zi firmosën një marrëveshje “Për nxitjen e bashkëpunimit në kuadër të Programit ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri”. Kryetari i bashkisë Shkodër priti në zyrën e tij kryekomunarin e Ulqinit Omer Bajraktari duke firmos këtë marrëveshje dhe duke diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në shumë fusha. Kryebashkiaku i Shkodrës tha se me këtë marrëveshje me komunën e Ulqinit nis një rrugë e re.

Kryetari i Komunës Ulqin Omer Bajraktari u shpreh se Shkodra dhe Ulqin janë një zonë e përbashkët që do shohin mundësinë e zhvillimit të mëtejshëm.

Dy kryetarët Spahia dhe Bajraktari folën edhe për projektet që shumë shpejt do të finalizohen dhe që kanë ndikimin të drejtëpërdrejtë për Shkodrën dhe Ulqinin, si rruga Zogaj – Skje, ura e re që lidh Velipojën me Ulqinin etj.

 

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakTONIGHT – 1.11.2022
Artikulli tjetërMASSAFRA PËR JEHOVAI: HYJI I TYRE NUK ËSHTË I VËRTETI