Bashkia e Shkodres me vendim te 6 Korrikut, bazuar ne paketen fiskale te miratuar ne keshillin e Bashkisë së Shkodrës i ka hapur driten jeshile miratimit te vendparkimeve per personat e interesuar dhe per institucionet publike.

Me ane te nje grafiku ne te gjithe rruget e Shkodres, Bashkia ka njohur te interesuarit edhe me mundesite ne te cilat ato kane mundesi qe te marrin keto vend parkime te cilat duhet pranuar qe ne Shkoder jane nje problem i cili prej vitesh nuk po zgjidhet ai i parkimeve per publikun. Megjithate, ne baze te dokumentacionit te publikuar nga Bashkia e Shkodres, mesohet se subjekti gezon te drejten e shfrytezimit te vendparkimit te rezervuar ne rruge dhe sheshe brenda kushteve te percaktuara qe me perpara nga Bashkia Shkoder dhe i interesuari. Nderkohe qe subjekti ben vendosjen e tabeles dhe vijezimet duke respektuar me rigorozitet kriteret urbanistike dhe duke specifikuar qarte ditet dhe oraret e percaktuara ne kontrate. Ne grafikun e perckatuar ne faqen zyrtare te bashkise se Shkodres, saktesohen me ngjyre roze te gjitha segmentet ne te cilat mund te zihet kjo hapesire nga subjektet. …pak pamje.. Megjithate, pavaresisht ketij vendimi qe mban firmen e kryetare sse Bashkise se Shkodres Voltana Ademi, ne Shkoder ende nuk po zgjidhet nje problematike e cila per qytetaret vazhdon te ngelet me shqetesuesja ajo e vendparkimeve per qytetaret te cilet duhet te sorollaten rrugeve te shkodres per te gjetur nje parkim te lire, ne te kundert zgjidhja e vetme jane parkimet dyshe dhe pa kriter qe po shoqerojne cdo dite rruget e shkodres