Pas paralajmërimit dhe tejkalimit të afateve Bashkia Shkodër ka nisur marrjen e masave ndaj subjekteve të shërbimeve funerale që vijojnë të ushtrojnë aktivitetin e tyre në kundërshtim me kriteret dhe standardet e miratuara nga Këshilli Bashkiak në muajin mars.

Ky proces ka kaluar në konsultim publik dhe më pas në vendimmarrje nga Këshilli Bashkiak, duke u dhënë të gjitha subjekteve afatin e përcaktuar deri më 25 shtator për të plotësuar kushtet ligjore.

Sot, për shkelësit e ligjit janë vendosur gjoba dhe do të vijojë çdo masë e parashikuar në ligj deri në përmbushjen e kritereve.

Bashkia Shkodër paralajmëron se çdo subjekt që do të vazhdojë aktivitetin pa respektuar standardet e vendosura, do të përballet me penalitete ligjore.

Ky është një hap i domosdoshëm për të garantuar që shërbimet funerale në qytetin tonë të jenë në përputhje me standarte dhe pa cënuar bashkëjetesën në komunitet.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakBESËLIDHJA AFRON TIFOZËT: STADIUMI PA PAGESË PËR SEZONIN E RI
Artikulli tjetërNANCY VANHORN TAKOHET ME SPIROPALIN