Të nderuar qytetarë!
Për shkak të punimeve që po kryhen në projektin e Rivitalizimit të zonës së Zdrales, ju bëjmë me dije se për shkak të problemeve të shfaqura në sistemin nëntokësor segmentet rrugore:
– Rruga Myzafer Pipa
– Rruga “Kongresi i Manistirit”
– Rruga “Hamz Kazazi”
Do të vijojnë të jenë të bllokuara deri nesër në orët e vona të mbrëmjes.
Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve për bllokimin e këtyre segmenteve rrugore të cilat vijnë me qëllim përmirësimin e infrastrukturës në zona dhe krijimin e një hapësirë të transformuar për qytetin e Shkodrës.
Artikulli paraprakSHOQATA E BASKETBOLLIT VLLAZNIA REAGON KUNDËR VENDIMEVE TË FEDERATËS SHQIPTARE TË BASKETBOLLIT
Artikulli tjetërHAPEN APLIKIMET PËR FORMULARIN E MATURËS 2025