⚠️ Të nderuar qytetarë!

Për shkak të punimeve që po kryhen në kuadër të projektit të rivitalizimit të zonës së Zdrales, ditën e martë, më 4 Shkurt, nga ora 13:00 deri në orët e vona të mbrëmjes do të jenë të bllokuara tre akse rrugore:

• Rruga Myzafer Pipa
• Rruga “Kongresi i Manastirit”
• Rruga “Hamz Kazazi”
Gjithashtu, këto akse rrugore do të jenë të bllokuara edhe ditën e mërkurë, më 5 Shkurt, pas orës 08:30.

Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve për këtë bllokim, i cili bëhet me qëllim përmirësimin e infrastrukturës në zonë dhe krijimin e një hapësire të transformuar për qytetin e Shkodrës.

Artikulli paraprakRAPORTI FAKTOJE, SHKODRA DHE LEZHA 100% TRANSPARENCË
Artikulli tjetërI ISHIN NGRIRË GJYMTYRËT NGA TEMPERATURAT E ULËTA, POLICIA SHPËTON NJË SHTETAS TË BLLOKUAR NË MALIN E CUKALIT