
Duke marrë shkas nga një video e shpërndarë në rrjetet sociale, Bashkia Shkodër ndjen për detyrim të informojë opinionin publik dhe mediat se shërbimi i pastrimit në zonën turistike të Thethit është kryer ditën e djeshme, e mërkurë datë 12 Prill 2023 sipas grafikut të përcaktuar.
Në këtë zonë turistike, firma e kontraktuar për kryerjen e shërbimit të pastrimit operon sipas këtij grafiku:
▪️Gjatë stinës së dimrit shërbimi i pastrimit kryhet 1 herë në javë
▪️Gjatë periudhës së sezonit turistik veror, ku edhe fluksi i vizitorëve është më i madh, pastrimi kryhet 2 herë në javë ( Çdo ditë të martë dhe të premte).
Duke kërkuar bashkëpunimin e banorëve të zonës, si dhe çdo vizitori, Bashkia Shkodër fton që të gjithë së bashku të kontribuojmë në mbajtjen pastër të mjedisit. Për të gjithë territorin e bashkisë me lidhjen e kontratave të reja do të ketë një përmirësim të metejshëm të situatës së pastrimit dhe të gjithë infrastrukturës së shërbimeve.
https://www.facebook.com/bashkiashkodres/posts/pfbid0CbydLHjHzzGso6NCQhxv3yZknSaYdieC9G1a6sAcVsQpsj5dbw3uNaVSvf55zUjjl?__xts__%5B0%5D=68.ARARbmX3KW-54n1Przmwups-BhSDwky2pIGlGZr6FoZIjAuApG3kc4AvS7BmHOIue2CKX9rk67bMWxBwsKYqQ1Ep_kLevo90wJ7TgnnO4hALeTfcmqYUbob4UCDI3E8uGck7L2HbxMcYPPdI279f2CxX1znQfWD5AeaDb7tHbyCBQjYQPIG2eDjm9sVeIF51Z-0qKkwqjRun_u5mtnbYJ79nJ02jrMa_eKnMkwFoFk57ndwOcAfS05a0WAVKzAaC82RzvDJLR_HSdePb3jIFlvIMR4NBsx8B2SMEIvN16zrEVukSNu4&__tn__=-R






