Bashkia Shkodër ka bërë me dije se për shkak të punimeve që do të kryhen, segmenti rrugor në Bulevardin “Skëndërbeu” në qendër të qytetit, do të jetë i mbyllur nga data 5-12 prill, nga ora 08:00 deri në orën 18:00.

“Të nderuar qytetarë,
Për shkak të punimeve që do të kryhen, segmenti rrugor në Bulevardin “Skënderbeu” në qendër të qytetit do të jetë i mbyllur nga data 5 Prill deri më 12 Prill, nga ora 08:00 deri në 18:00.

Nesër nis asfaltimi i plotë i këtij segmenti dhe do të përfundojnë edhe ndërhyrjet për kolektorin në qendër të qytetit.

Ftojmë të gjithë qytetarët që të lirojnë hapësirën e parkimeve përgjatë këtij segmenti që sot, me qëllim që t’i lihet mundësia mjeteve të kryejnë asfaltimin e shpejtë të rrugës.

Policia Bashkiake dhe Policia e Shtetit do të jenë të koordinuara dhe do të ndihmojnë qytetarët në orientimin e trafikut. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj gjatë periudhës kur do të kryhen punimet në këtë zonë.

Faleminderit!”

Artikulli paraprakKONKURSI I GJUHËS SHQIPE NË LEZHË
Artikulli tjetërNDARJA NGA JETA E IKONËS SË TEATRIT DHE KINEMATOGRAFISË SHQIPTARE, NISIN HOMAZHET NË NDER TË AKTORES MARGARITA XHEPA NË TKOB