LULETA: DETYRË E POLICISË BASHKIAKE DHE RRUGORE PËR TA PËRMIRËSUAR .Bashkia Shkodër pranon se situata e parkimeve në qytet nuk është aspak e mirë. Në rrugët e Shkodrës e sidomos në qendrën e saj ka parkime dyshe apo edhe treshe që shkaktojnë probleme në trafik.

Përgjegjësia thotë shefi i shërbimeve publike në Bashki Alfred Luleta është e të dy policive, asaj bashkiake dhe policisë rrugore. Gjatë këtij viti do të vazhdojë ndërtimi i bumeve për të kufizuar shpejtësinë. I pyetur për shqetësimin e ngritur nga zjarrëfikësit të cilët thonë se bumet ulin efektivitetin kur shkojnë për të shuar një zjarr, Luleta thotë se kjo mbetet dytësore në krahasim me sigurimin e jetës së kalimtarëve. Përmirësime do ketë edhe në sinjalistikën rrugore ndërkohë që ende s’ka projekt për ndërtimin e semaforëve.

Artikulli paraprakSKANDAL NË LEZHË, VIKTIMA TRANSPORTOHET ME FURGON
Artikulli tjetërTËRMETI GODET NEPALIN, MË SHUMË SE 450 VIKTIMA