Kryetari i Bashkisë Shkodër në rrjetet sociale :

Pata kënaqësinë të pres në një takim kryetarin e ri të Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër, Armir Grima, së bashku me drejtues të shoqatave që janë pjesë e saj.

Diskutuam për zhvillimin e futbollit, ekipet e moshave dhe mbështetjen që po u japim fëmijëve e të rinjve për t’u stërvitur në terrene të plrshtatshme sportive.

Sot, këto ekipe e zhvillojnë aktivitetin e tyre pa pagesë në kompleksin sportiv “Zmijani”, falë subvencionimit nga Bashkia Shkodër. Një mbështetje konkrete që lehtëson familjet dhe u jep më shumë fëmijëve mundësinë të ndjekin pasionin për futbollin. ⚽️

Shkodra ka qenë dhe mbetet një fidanishte e futbollit shqiptar. Detyra jonë është ta ushqejmë këtë traditë, duke krijuar hapësira e mundësi për brezin e ri.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakNDAHEN ÇMIMET “AT GJERGJ FISHTA” NË LEZHË
Artikulli tjetërPROTESTAT E DHUNSHME/ RAMA PËRSËRI THIRRJE PËR DIALOG, VENDOS NJË TAVOLINË GURI PARA KRYEMINISTRISË