Bashkia Shkodër ka paralajmëruar zero tolerancë ndaj ndotësve që dëmtojnë hapësirat publike dhe imazhin e qytetit. Vetëm gjatë një jave, Policia Bashkiake ka monitoruar dhe gjobitur mbi 20 raste të hedhjes së mbetjeve pa kriter, duke ndëshkuar ata që nuk respektojnë rregullat e pastrimit dhe menaxhimit të mbetjeve.
Altin Shabaj, Drejtor i Drejtorisë së Pastrimit dhe Gjelbërimit, deklaroi se çdo rrugë, lagje dhe pikë grumbullimi është nën monitorim të vazhdueshëm.
Sipas tij, janë marrë masa konkrete ndaj shkelësve, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që të mos hedhin lëndë drusore, mobilje apo orendi shtëpiake në koshet e zakonshme, pasi ato nuk kanë vend në qytet, sipas rregullores bashkiake për menaxhimin e mbetjeve.
Ndërkohë, Henri Faci, menaxher i firmës që kryen shërbimin e pastrimit në qytetin e Shkodres, foli për menaxhimin e intervaleve të pastrimit dhe evidentimin e zonave me problematika të përsëritura. Ai theksoi se shërbimi po monitorohet me kujdes, por bashkëpunimi dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve mbeten vendimtarë për të ruajtur pastërtinë e përbashkët.
Në një kohë kur qyteti përballet me rritjen e sasisë së mbetjeve dhe shpesh abuzimimin dhe papergjegjshmerine, institucionet kërkojnë bashkëpunim më të gjerë për të garantuar pastërtinë e mjedisit tone te perbashket.

Artikulli paraprak“JAVA E MIRËSEARDHJES” NË FAKULTETIN EKONOMIK
Artikulli tjetërBASHKIA SHKODËR “ZERO TOLERANCË” NDAJ NDOTËSVE TË QYTETIT