Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që ka rënë ditët e fundit në zonën e Dukagjinit, një masiv shkëmbor kishte rrëshqitur në rrugën që lidh Njësine Administrative Pult me atë të Shoshit, duke rrezikuar seriozisht bllokimin e këtij segmenti rrugor.

Bashkia Shkodër me ndihmën e ndërmarrjeve të varësisë ka ndërhyrë menjëherë me mjete dhe punëtorë të cilët kanë punuar deri në orët e vona të natës duke e liruar rrugën plotësisht e në këtë mënyrë, ky segment rrugor ju kthye normalitetit

Artikulli paraprakFSHATI I RI I POSTRIBËS VUAN MUNGESËN E UJIT
Artikulli tjetërSITUATA E BORËS, AKSET NACIONALE TË KALUESHME