
Situata e përmbytjeve në Bashkinë Shkodër paraqitet e qëndrueshme.
Sipas monitorimit në terren ,nivelet e ujit mbeten nën kuotat kritike dhe nuk raportohen problematika.
Nivelet e lumenjve Bunë dhe Drin janë të kontrolluara dhe brenda parametrave të sigurisë. Në Urën e Vjetër të Bunës niveli i ujit është 8.10 metra, ndërsa në Urën e Bahçallëkut, lumi Drin shënon 7.50 metra. Në Njësinë Administrative Dajç, niveli i ujit është 6.20 metra. Rënia e prurjeve në lumenjtë Kir dhe Gjadër, mungesa e reshjeve dhe ulja e temperaturave po ndikojnë pozitivisht në stabilizimin e situatës.
Në territorin e Bashkisë Shkodër, sipërfaqja totale e përmbytur është 221 hektarë, kryesisht tokë bujqësore, ndërsa nuk ka asnjë banesë të përmbytur.
Në Njësinë Administrative Ana e Malit, rruga për në Obot vijon të jetë e pakalueshme për mjetet e ulëta, për shkak të nivelit të ujit mbi 40 centimetra, ndërsa qarkullimi lejohet vetëm për mjetet e larta. Në këtë zonë janë përmbytur rreth 100 hektarë tokë bujqësore. Në Dajç raportohen rreth 20 hektarë tokë bujqësore të përmbytur, ndërsa në Velipojë rreth 101 hektarë.
Bashkia Shkodër bën me dije se situata është nën monitorim të vazhdueshëm dhe po vërehet një tendencë e tërheqjes së ujit nga zonat e prekura






