Shkolla e mesme Industriale “Arben Broci “ është ndërtuar me inciativen e ministrisë së Arsimit dhe Sporteve dhe e financuar nga Delegacioni i BE. Hartimi i projektit, procedura e tenderimit , supervizimi dhe marrja në dorëzim është bërë gjithnjë nga ana e ministrisë së Arsimit dhe Sporteve. Madje ka qenë po kjo ministri që ka firmosur edhe Çertifikaten e Garancisë së këtij objekti Një fakt të tillë e përforcon edhe shkresa e ministrisë së Arsimit dhe Sportit me NR 333 Prot, datë 16.01.2105 e firmosur dhe e konfirmuar nga Sekretari i përgjithshëm i kësaj ministrie, Z. Plarent Ndreca.

Përmes kësaj shkrese, Z. Ndreca shprehet se punimet për shkollen “Arben Broci ” kanë përfunduar dhe se objekti është marrë në dorëzim nga ministria e Arsimit dhe e Sportit, sipas Çertifikatës Respektive (Bashkëngjitur shkresat respektive,) .Duke vlerësuar në maksimum shqetësimin e drejtorit te shkollës, bashkia Shkodër do t’i drejtohet, Kontrollit të Lartë të Shtetit për verifikimin me korrektësi të të gjithë procedurave të ndjekura për realizimin e këtij projekti. Njëkohësisht Bashkia Shkodër, pasi u njoh me problematikat që janë evidentuar në këtë shkollë, e ndërgjegjshme për krijimin e kushteve sa më të mira të mësimdhënies si dhe krijimin e ambienteve bashkohore për nxënësit e kësaj shkolle, ka angazhuar një grup pune për verifikimin teknik të situatës.