Bashkia Shkodër ka shpallur thirrjen për mbështetjen e sipërmarrjes inovative, një skemë që synon të nxisë idetë e reja dhe zhvillimin e bizneseve ekzistuese përmes inovacionit dhe qëndrueshmërisë në treg.
Fondi total i skemës është 5,000,000 lekë, ndërsa grantet arrijnë deri në 500,000 lekë për aplikim. Thirrja u drejtohet sipërmarrësve aspirantë dhe bizneseve ekzistuese me qarkullim vjetor deri në 8,000,000 lekë.
Mbështetja përfshin sektorë si IT, inteligjencë artificiale, turizëm dhe agroturizëm, mjedis, energji e rinovueshme, shërbime, prodhim, artizanat dhe marketing.
Procesi i aplikimit zhvillohet në dy faza: dorëzimi i projekt-idesë dhe më pas hartimi i planit të biznesit. Afati i fundit për Fazën e parë është data 22 maj 2026, ora 16:00. Aplikimet dorëzohen pranë Zyrës me Një Ndalesë në Bashkinë Shkodër.
Kjo nismë synon të krijojë mundësi reale për zhvillimin e sipërmarrjes inovative dhe forcimin e ekonomisë lokale.

Artikulli paraprakMESHA SOLEMNE E FESTËS SË ZOJËS SË KËSHILLIT TË MIRË
Artikulli tjetërSHIROKA MAGJEPS TURISTËT NGA E GJITHË BOTA