Bashkia Vau Dejës, ka një apel te qartë për të gjithë subjektet tregtare apo firmat e ndryshme qe operojnë ne territorin e kësaj bashkie, qe askush nuk do te ndërtoje apo do të dëmtoje hapësirat publike te kësaj bashkie pa lejen e posaçme te kësaj njësie vendore.

Nen Kryetari i Bashkisë Vau Dejës,i pranishëm ne një prej rasteve ku është konstatuar shkelja e ligjit, është shprehur se Bashkia Vau Dejës ka marre zotim para qytetareve te saj qe ne zgjedhjet e qershorit qe te mbroje territorin e saj dhe te mbroje hapësirën publike. Nga ana tjetër, sa i takon rastit ne fjale, Hasmegaj është shprehur se ka nje bashkëpunim edhe me policinë e shtetit për evidentimin e këtyre rasteve dhe dërgimin e autoreve para drejtësise. Bashkia Vau Dejës, i bën apel te gjithë shkelësve te ligjit, qe do te ndëshkohen me gjoba dhe deri ne ndjekje penale, sepse territori i Bashkise Vau Dejes, është i gjithë komunitetit dhe nuk mund te cenohen ligjet e shtetit shqiptar ne asnjë rast, aq me tepër kur Bashkia Vau Dejës është pronare e ligjshme e territorit publik te saj.

Artikulli paraprakBANORËT: OSHEE KËRKON FATURAT POR NUK INVESTON NË RRJET
Artikulli tjetërHAPET PORTA E MESHIRËS NË VITIN JUBILAR NË SHKODËR