Drejtoria Arsimore ne Shkoder, po shkel ligjin per arsimin parauniversitare. Ka qene pergjegjesi i arsimit ne Bashkine Vau Dejes, Agim Bushati, i cili ne nje interviste per mediat ka deklaruar se ate cfare duhet te beje DAR, nuk po e ben dhe fillimisht nuk po funksionojne bordet e shkollave.

Nga ana tjeter, Bushati, deklaron se DAR, po shkakton edhe mungesen e mesimdhenies per nxenesit duke mos zevendesuar mesuesit.I pyetur ne lidhje me kompetencat e reja qe do te marrin njesite vendore qe nga janari, bushati shprehet se edhe keto kompetenca po synohet qe te merren nga Dar duke kryer emerime para fundit te vitit. Ceshtja e arsimit, u kthye ne teme te diskutimeve edhe gjate mbledhjes se keshillit te Bashkise se Vau Dejes, por sipas te dhenave behet me dije se pikerisht kjo çeshtje eshte vendosur si prioritet per mbledhjen e radhes ku pritet te ftohen edhe perfaqesues te Dar.