Krijimi i hapësirave publike në Bashkinë Vau Dejës, mbetet një nga objektivat kryesore te administratës se kësaj njësie vendore, kjo edhe ne kuadër te premtimeve ndaj qytetareve gjate zgjedhjeve të qershorit.

Një investim i tille ka nisur në njësinë administrative te Bushatit, ku brenda pak ditësh, kësaj njësie vendore pritet ti shtohen te tjerë metra katrore, hapësire publike e shfrytëzueshme nga vete banoret e kësaj njësie. Sipas përgjegjësit te investimeve ne njësine Administrative te Bushatit, ky investim përveç shfrytëzimit, të kësaj hapësire nga vete qytetaret ka edhe një qellim tjetër, shmangien e aksidenteve për këmbësoret. Bashkia Vau Dejes, ka nje projekt te qarte per ti krijuar banoreve lehtesirat e nevojshme, shtimin e siperfaqeve publike, jo vetem ne ndertimin e trotuareve por edhe shtimin e siperfaqeve te gjelberta per komunitetin