Kandidati me numër 5 në radhët e PD për qarkun e Shkodrës, Zef Hila, ka zhvilluar një takim me banorët e lagjes Kumbulla në Bushat, Bashkia Vau Dejës.

Hila i premtoi banorëve se me ardhjen e PD në pushtet, është planifikuar se në 4 vite do jenë 400 milionë lekë në dispozicion për çdo fermer dhe blegtor që plotëson kriteret.

Kandidati i PD për bashkinë Vau Dejës gjithashtu u garantoi banorëve se s’do ketë më abuzime me këtë forcë punëtore.

Zef Hila tha se do jetë avokati i secilit qytetar në këtë bashki dhe mori mbështjetjen e banorëve të kësaj lagjeje të cilët me 25 prill do të votojnë për PD-në.

POSTIMI I PLOTË

Me banorët e Lagjes Kumbulla në Bushat, Bashkia Vau Dejës më të bashkuar se kurrë për fitoren e Partisë Demokratike.
Problemet e shprehura nga banorët për legalizimet, subvencionet për fermerët dhe blegtorët, ndihmën sociale, energjinë elektrike, emigrimin masiv, janë vetëm disa nga shqetësimet e tyre.
Gjatë bashkëbisedimit me ta, shpreh angazhimin tim që t’i përgjigjem çdo banori për nevojat dhe problemet që kanë.
✅Me planin tonë ekonomik do të mbështesim familjet në nevojë si dhe do të sigurojmë një mireqënie të munguar prej vitesh;
✅Rinia është prioriteti ynë, dhe kemi një plan të detajuar për t’i dhënë mundësi të punojnë në vendin e tyre;
✅Bujqësia dhe blegtoria, janë sektorë prioritarë, ndaj me planin tonë çdo fermer dhe blegtor do të subvencionohet në masën 100%;
✅Problemeve me proçeset e legalizimeve dhe çertifikimeve të pronave do iu jepet fund;
✅Ulje e çmimit të energjisë dhe shërbim cilësor tek çdo familje të Bushatit;
#Voto9PartiaDemokratike✌
#Voto5ZefHila✌
#25Prill
#ShqipëriaFiton 🇦🇱
#LulzimBashaKryeministër✌✌