
Bashkia Vau-Dejës ka reaguar lidhur me lajmet se Landfilli i Bushatit do të presë mbetjet e 21 bashkive të vendit, duke i cilësuar këto pretendime si të pavërteta.
Në një deklaratë, kryetari i Bashkisë Vau-Dejës, Kristian Shkreli, sqaron se landfilli është i destinuar për depozitimin e mbetjeve të bashkive të qarqeve Shkodër dhe Lezhë.
“Për të disatën herë po qarkullojnë lajme të pavërteta lidhur me menaxhimin e mbetjeve dhe pretendimin se Landfilli i Bushatit do të presë mbetjet e 21 bashkive të vendit. Bashkia Vau-Dejës sqaron se këto pretendime nuk qëndrojnë. Landfilli i Bushatit është i destinuar për mbetjet e Qarkut Shkodër dhe Lezhë.Gjithashtu, Bashkia Vau-Dejës nuk ka asnjë kërkesë dhe nuk ka nënshkruar asnjë marrëveshje për depozitimin e mbetjeve të bashkive të tjera në këtë landfill. Çdo pretendim për zgjerimin e kësaj skeme dhe për përfshirjen e 21 bashkive në Landfillin e Bushatit është i pavërtetë dhe nuk duhet të keqinformojë opinionin publik.”-shkruhet ne postimin e Kristian Shkrelit.


