Krerët e BE kanë paraqitur nominimet e tyre për 5 pozicionet më të larta të bllokut, me një grua të propozuar për herë të parë si shefe e Komisionit Evropian.

Zgjedhja e papritur e ministres gjermane Ursula von der Leyen për të zëvendësuar Jean-Claude Juncker, erdhi pasi kandidatët kryesorë u refuzuan.

Shefja e FMN, Christine Lagarde është emëruar si gruaja e parë që kryeson Bankën Qendrore Evropiane (ECB).

Vendimet erdhën pas negociatave të vështira.

Kryeministri liberal belg Charles Michel është emëruar për të zëvendësuar presidentin e Këshillit Evropian Donald Tusk ndërsa Josep Borrell i Spanjës është propozuar si shef i Politikës së Jashtme.

Roli i 5-të kyç, ai i Presidentit të Parlamentit Europian, do të zgjidhet të mërkurën.

Kandidatët e mundshëm janë eurodeputeti gjerman i qendrës së djathtë Manfred Weber dhe socialisti bullgar Sergei Stanishev.

Rolet e tyre duhet të ratifikohet nga Parlamenti Evropian.

Artikulli paraprakSHKODËR, SHKËPUTJE E ENERGJISË NË QENDËR
Artikulli tjetërMETA SULM AMBASADORIT TË BE-SË NË TIRANË: KAM 10 PYETJE PËR JU