Kryeministri Edi Rama në një komunikim për mediat u pyet lidhur me deklaratën e tij të dhënë më herët se nuk do të bashkëpunojë me bashkitë që do të fitohen nga opozita. Rama theksoi se nëse ka kryetar që do vendosë interesat e qytetarëve mbi agjendat politike, nuk do ta ketë aspak problem bashkëpunimin.

Pjesë nga intervista:
Rama: E drejta për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur në Shqipëri është garantuar për të gjithë. Nuk ka dy drejtësi. Akuza e ngritur nuk është ngritur nga qeveria. Ju e dini shumë mirë se sa e kontrolloj unë apo qeveria ime drejtësinë dhe sa dëshirë kam unë për të kontrolluar, zero. Nuk ngre pikëpyetjeve pa u shprehur drejtësia. Se si do të shkojë procesi dhe si do të dalë procesi është diçka që di po aq sa dini edhe ju. Do të drejtohet nga gjykata speciale dhe kjo është e gjitha.

Pyetje: Cili do jetë raporti me ata kryetar bashkie që janë fituar nga opozita, a do mbani premtimin që nuk do bashkëpunoni?
Rama: Më vjen keq që ju përsërisni gabim, diçka që unë e kam sqaruar sa herë jam pyetur. Bashkëpunimi me ta është i pamundur jo për shkakun tim, por të tyren. Kjo është që ne do ta shikojmë rast pas rasti. Nëse ka kryetar që do vënë interesat e qytetarëve mbi agjendat politike, ne nuk kemi asnjë problem me këtë. Ne e kemi për detyrë që ti shërbejmë çdo anëtarë të bashkësisë tonë.

Pyetje: Kryebashkiaku i Mirditës ju ka bërë ftesë për kafe dhe gjithashtu të vijoni bashkëpunimet?
Rama: Nuk jam në dijeni të kësaj ftese për kafe, por përpara se të vijë kafja me të, kam shumë takime për të bërë., duke filluar nga Shkodra. Nesër do të jem në Samitin në Islandë dhe sapo të kthehem do të nis turin e falënderimeve nga Shkodra ku jam i bindur se do të bëjmë një histori të re. Është qyteti dhe zona më e bekuar e Shqipërisë, nuk ka asnjë të dytë. Mbase edhe në Europë nuk ka asnjë qytet tjetër që ka atë bekim, por është bashkia më e prapambetur dhe më problematike e Shqipërisë. Ne tani duhet të bëjmë edhe më shumë se çkemi thënë, sepse Shkodra na dha një besim shumë të fortë. Jam i bindur që ky besim nëse ne nuk jemi në lartësinë e kësaj sfide, shumë shpejt do kthehet në mosbesim. Pra kjo është një nga sfidat më të mëdha. Shkodra është kryefjala e mandatit që do të nisë pas disa muajsh. Padiskutim nuk i heq asnjë rëndësi Durrësit. Zgjedhjet kanë funksionuar me dy mesazhe: zgjidhni njërin që do të merrni në punë për katër vite dhe tjetri largojuni faqes së zezë.

Si arritët të merrnit Shkodrën, mjaftoi vetëm emri i Benet Becit apo u deshën e votat e Tom Doshit.
Rama: Të dhënat do t’i mbledhim dhe do t’i lexojmë me kujdes. Por unë besoj se Shkodrën e kemi marrë si përgjegjës, sepse Shkodra është aty, kryeministrat shkojnë dhe vijnë. Pra ne kemi marrë përgjegjësinë. Na kanë hedhur një top që ne duhet të jemi të zotë ta kapim dhe ta çojmë aty ku duhet.

Artikulli paraprakMBARËVAJTJA E PROCESIT ZGJEDHOR, RAMA: VONESAT NË 500 QENDRA TË VOTIMIT, DËSHTIM SPEKTAKOLAR I KQZ! NUK DO E LËMË ME KAQ
Artikulli tjetërSHTYPI I DITËS 16 MAJ 2023