
Pas ndarjes së re administrative përcaktohen pagat e reja për kryebashkiakët.
Duke nisur nga Tirana, e njësitë e tjera më të vogla në vend. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 2, shkronja “c”, 4, shkronja “d”, e 5, të ligjit nr.10405, datë 24.3.2011, “Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, dhe të neneve 46, 54, 65, 71 e 77, të ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore dhe ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave:
V E N D O S I: Nivelet e pagave, për funksionarët e zgjedhur të organeve përfaqësuese dhe ekzekutive të njësive të vetëqeverisjes vendore, janë: a) Për Bashkinë e Tiranës: Kryetari 140 000 – 174 760 lekë; Nënkryetari 130 000 – 140 000 lekë. b) Për njësitë e vetëqeverisjes vendore me 200 001 – 400 000 dhe me mbi 400 000 banorë: Kryetari 130 000 – 155 000 lekë; Nënkryetari 100 000 – 129 000 lekë. c) Për njësitë e vetëqeverisjes vendore me 100 001 – 200 000 banorë: Kryetari 110 000 – 140 000 lekë; Nënkryetari 70 000 – 117 500 lekë. ç) Për njësitë e vetëqeverisjes vendore me 50 001 – 100 000 banorë: Kryetari 70 000 – 117 500 lekë; Nënkryetari 60 000 – 95 000 lekë. d) Për njësitë e vetëqeverisjes vendore me 20 001 – 50 000 banorë: Kryetari 60 000 – 95 000 lekë; Nënkryetari 45 000 – 80 500 lekë. dh) Për njësitë e vetëqeverisjes vendore me deri në 20 000 banorë: Kryetari 45 000 – 80 500 lekë; Nënkryetari 28 300 – 70 500 lekë. e) Për Këshillin e Qarkut: Kryetari 87 000 – 140 000 lekë; Nënkryetari 57 600 – 95 000 lekë.
/ Star Plus TV /






