Kreu i PD, Lulzim Basha ka përcjellë një video-mesazh ku i kërkon shqiptarëve të bashkohen me të për të futur Shqipërinë në BE.

Basha thotë se u bë kohë pa një arritje të madhe për shqiptarët e Shqipërinë, dhe madje vendi është gati në familjen europiane, teksa lideri i opozitës garanton se e di si arrihet kjo gjë.

Ai beson se së bashku anëtarësimi i Shqipërisë në BE mund të bëhet realitet.

‘’U bë shumë kohë pa një arritje të madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ne kemi gati vendin në familjen europiane. Ashtu siç punova fort për ta bërë realitet anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe lëvizjen e lirë, është koha për të ecur të sigurt drejt anëtarësimit në BE. Unë e di si arrihet kjo, bashkë mund ta bëjmë realitet. Bashkohuni me mua! ‘’- thotë Basha.

Artikulli paraprakPOZITIV ME COVID-19, MARK MARKU: JAM NË GJENDJE TË MIRË SHËNDETËSORE, ASIMPTOMATIK, DO TË MUNGOJ EDHE DISA DITË NË FUSHATË
Artikulli tjetër“BE VAZHDON TË MBËSHTESË SPAK”, AMBASADORI SORECA PËRSHËNDET CERTIFIKIMIN E 28 HETUESVE TË BKH: GATI PËR TRAJNIM TË SPECIALIZUAR