
Grevistët e Zharrëzës sapo kanë hyrë në Tiranë dhe dhjetëra të rinj i janë bashkuar këtij marshimi të vërtetë.
Grevistët pavarësisht se në një gjendje jo të mirë shëndetësore pasi rikujtojmë që ato ishin në greve urie prej disa javësh, kanë ecur më shumë se 100 km nga Fieri në kryeqytet. Pritet që ato të zhvillojnë një takim tek Ministria e Energjitikës. Ato kanë paralajmëruar se nëse nuk plotësohet kushtet e tyre do të nisin protestat dhe grevat e urisë në Tiranë deri në marrjen e një zgjidhje. Grevistët shprehen të lumtur pas bashkimit me një grup të rinj që po i prisnin në hyrje të Tiranës, ato bëjnë thirrje për bashkim pasi sipas tyre është e vetmja zgjidhje për demokraci në Shqipëri. “Bashkohuni me në o shqiptarë, bashkohuni me ne. Ajo kompani që ka punuar në Zharrëz nga viti 2004 në 2017 do t’i paguaj një më një dëmët që ka shkaktuar”,-tha një ndër grevistët e Zharrëzës rrugës për në Tiranë.






