Algert Gjonaj është basketbollist i Vllaznisë. Pas shumë kohësh në bisedime Gjonaj ka arritur që të gjejë akordin me kuqeblutë.
Në këtë mënyrë ashtu si sezonin e kaluar Gjonaj rikthehet në Shkodër duke qenë sërish basketbollist i Vllaznisë. Ardhja e tij në Shkodër është mundësuar pas përforcimit të kuqebluve dhe rikthimit fuqishëm si pretendente për fitimin e titullit kampion për të katërtin vit radhazi. Algert Gjonaj është basketbolisti i katërt që hedh firmën duke transformuar ekipin e Vllaznisë. Pas ardhjes së Hamatit dhe tre amerikanëve Jackson, Palmer dhe Freelove me Vllazninë vjen edhe Gjonaj. Natyrisht që është një lojtar i rëndësishëm që i bën shumë punë Vllaznisë. Pas largimit të Faslisë drejt Teutës, drejtuesit e shoqatës së basketbollit të Vllaznisë kanë ndezur motorët duke sjellë në ekip katër lojtarë të tjerë me synimin e vetëm fitimin e titullit kampion për të katërtën herë radhazi. Me Gjonajn shkodranët duket se i kanë dhënë fund merkatos dhe tashmë do të mendojnë vetëm për konsolidimin e skuadrës. Tashmë ndeshja për të mos u humbur në basketbollin shqiptar është ajo mes Vllaznisë dhe Tiranës por pa përjashtuar edhe ekipin e Teutës, çka rrit ndjeshëm cilësinë në kampionat.