Besëlidhja në basketboll për meshkuj ka arritur të marrë një fitore shumë të rëndësishme ndaj Vllaznisë në Shkodër. Në ndeshjen e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, lezhjanët luajtën më mirë dhe në fund triumfuan me rezultatin 72-81. Sa i takon kronologjisë së lojës, Besëlidhja shkoi në pushimin e ndeshjes me një diferencë prej katër pikësh në favorin e saj, në shifrat 28-22. Në dy periodat e tjera, kishte shumë rivalitet, por miqtë kontrolluan gjithçka dhe në këtë mënyrë fituan krejt ndeshjen me shifrat 81-72. Pas humbjes ndaj Besëlidhjes, trajneri i Vllaznisë në basketboll, Eni Llazani shpërtheu ndaj arbitrimit.

Nga ana tjetër, trajneri i Besëlidhjes, Afrim Bilali u shpreh shumë i kënaqur për fitoren e 13-të rradhazi të ekipit të tij.

Në këtë mënyrë, Besëlidhja merr fitoren e 13-të rradhazi, duke vazhduar të jetë e pathyeshme në kampionat dhe duke treguar edhe njëherë tjetër se janë në rrugën e duhur për t’u shpallur për herë të dytë rradhazi kampion. Ndërkohë, nga ana tjetër, Vllaznia zbret në vendin e katërt.

Artikulli paraprakUKSH VIJON PUNËN NË KOLEKTORIN E QYTETIT
Artikulli tjetërDEKLARATA E PD PËR VOTËN E EMIGRANTËVE, REAGON PS SHKODËR