Beselidhja nuk ia ka dale te shpallet kampione e Shqiperise as në ndeshjen e mbrëmjes të së henes dhe si rrjedhoje tashme çdo gje do te vendoset diten e enjte ne finalen e peste dhe te fundit te kampionatit kombetar te basketbollit per meshkuj.Ne sallen sportive “Feti Borova” u luajt ndeshja e katert finale e cila eshte fituar nga Tirana 82-66 duke bere qe numri i finaleve tashme te barazohet ne 2-2 dhe per kete arsye duhet te luhet edhe nje e peste dhe e fundit.Takimi nuk ka qene me i mire per lezhjanet.
Perioda e pare eshte kontrolluar nga Tirana qe e ka fituar ate 21-15, por ne te dyten lezhjanet mundohen te reagojne dhe e fitojne 21-18 duke shkuar ne kete menyre ne pushimin e ndeshjes me nje diference prej tre pikesh ne favor te bardhebluve.
U mendua se loja e mire e skuadres se Afrim Bilalit do te vijonte edhe ne perioden e trete por eshte Tirana qe e komandon ate duke e fituar 19-15 dhe ne kete menyre gradualisht filloi ta thellonte avantazhin.Në 10-minutëshin e fundit Tirana është më e saktë, mbron mirë dhe përfiton nga nxitimi i basketbollistëve të Besëlidhjes.
Në këtë mënyre Tirana shkëputet dhe fiton 82-66, duke barazuar 2-2 serinë e finaleve dhe nis festën. Për Tiranën u dallua Davis me 24 pikë, ndërsa 40 pikët e dyshes Robinson-Bernard për lezhjanët mbetën për statistikë.