Alban Xhaferri nuk do të jetë më President i ekipit të Vllaznisë në basketbollin e meshkujve. Angazhimet pas blerjes së aksioneve të Vllaznisë në futboll kanë detyruar Xhaferrin që ta lërë në baltë basketbollin e meshkujve me dorëheqjen e papritur të tij. Kjo dorëheqje ka vënë në dyshim të ardhmen e këtij ekipi.

Duke qenë se basketbollistët shkodran mbetën në mëshirë të fatit pa një trajner, Bledar Gjeçaj i cili aktualisht drejton ekipin e femrave ka dalë vullnetar bashkë me një tjetër emër të njohur Astrit Zaganjorin për ta drejtuar skuadrën në këtë moment emergjent. Gjeçaj nuk është optimist për të ardhmen duke parë vështirësitë ekonomike të ekipit.

Sponsori Xhaferri pas dorëheqjes nga basketbolli, i pyetur nëse kjo dorëheqje e tij mund të sjell një lloj frike për Vllazninë e futbollit duke qenë se është aksioner i vetëm pas blerjes së këtij klubi, Xhaferri mohoi një gjë të tillë.

Me lojtarët që kanë mbetur Vllaznia në basketbollin e meshkujve u rikthye në seancat stërvitore për t’u bërë gati për ndeshjen e kësaj fundjave që do të jetë një përballje e vështirë me Partizanin.