Vllaznia në basketboll për femra ka fituar në një sfidë thuajse dramatike në fundin e saj. Vajzat shkodrane kanë marrë një fitore përballë Kamza Basket me rezultatin 62-60, pra me vetëm dy pikë diferencë.

Edhe pse Kamza kishte aksionin e fundit dhe mund të barazonte, Vllaznia arriti që të mbrohej mirë duke siguruar fitoren. Pavarësisht kësaj fitoreja, trajneri Rajmond Rasha është kritik me skuadrën e tij duke qenë se basketbollistet shkodrane lëshuan në fundin e lojës duke rrezikuar që ndeshja të shkonte në shtesë. Kjo fitore është e rëndësishme thotë trajneri Rasha për objektivat që ka ekipi i femrave i Vllaznisë në basketboll. Pas rezultateve negative dhe një sezoni që nisi me probleme me këtë fitore mund të thuhet se Vllaznia është future në rrugën e saj drejt arritjes së objektivave të këtij sezoni.