Skuadra e Vllaznisë në basketboll për femra ka marrë një fitore historike në Tiranë përballë ekipit bardheblu duke fituar me rezultatin e ngushtë 74-72. ka qenë një përballje që është vendosur në sekondat e fundit me një kosh të Vllaznisë.

Trajneri i vajzave shkodrane Rajmon Rasha e quan emocionuese. Fitorja me Tiranën na e vështirëson punë thotë trajneri rasha ndërsa shprehet se ky sukses është një sinjal edhe për drejtuesit apo bashkinë Shkodër përsa i përket anës financiare. Trajneri Rasha thotë se do të bëjnë maksimumin që Vllaznia të renditet mes katër ekipeve më të mira për të marrë pjesë në fazën play off. Vllaznia tashmë ndodhet vetëm një pikë larg Tiranës dhe deri në fund të sezonit do të tentojë që të jetë në fazën play off në luftën për titullin kampion.