Vllaznia në basketboll për femra ka marrë një fitore në ndeshjen e parafundit të kampionatit ndaj Apolonisë në shifrat 65-41 duke shpresuar që të jetë skuadra që do të mbajë vendin e katërt për të marrë pjesë në fazën Play Off. Trajneri i Vllaznisë Bledar Gjeçaj thotë se ekipi i tij do të synojë edhe në përballjen e fundit një rezultat pozitiv për të siguruar kështu vendin e katërt në renditje.

Basketbollistet shkodrane përballjen e fundit në kampionat përpara fazës Play Off e kanë në Tiranë kundër Partizanit, një sfidë e vështirë në të cilën vajzat shkodrane do të provojnë të vijnë me një fitore.

Ky sezon ka qenë i vështirë për ekipin e femrave të Vllaznisë në basketboll jo vetëm për shkak të pandemisë dhe ndërprerjes së gjatë por edhe mungesës së basketbollisteve me eksperiencë duke detyruar stafin teknik që të aktivizojë vajza të reja të cilat nuk kanë eksperiencën e duhur.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakBASKET MESHKUJ, VLLAZNIA DISFATË E PAPRITUR ME PARTIZANIN
Artikulli tjetërFESTA E FITER BAJRAMIT/ TURISTËT NGA KOSOVA DYNDEN DREJT SHQIPËRISË. MEDIAT: DERI NË TRI ORË PRITJE PËR TË KALUAR KUFIRIN