Vllaznia në basketboll për femra pas dy javësh kampionat kryeson renditjen. Vajzat kuqeblu fituan edhe sfidën e javës së dytë përballë Barletit me një rezultat të thellë 88-19 ndërsa javën e kaluar fituan në Durrës ndaj Teutës vendase. Trajneri i Vllaznisë Bledar Gjeçaj shprehet optimist në këtë nisje kampionati me dy fitore.

Fakti që oraret për Vllazninë e femrave në basketboll janë të papërshtatshme ka bërë që dy lojtare të largohen nga radhët e ekipit dhe kjo është shqetësuese për trajnerin Gjeçaj.

Vajzat e basketbollit të Vllaznisë do të synojnë këtë sezon që të renditen mes katër ekipeve më të mira për të siguruar fazën Play Off në fund të kampionatit.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSI U SPIUNUA IBRAHIM RUGOVA NGA MIQTË
Artikulli tjetërBECI: NIS PROCEDURA E TENDERIMIT PËR FAZËN E PARË TË PROJEKTIT TË HYRJES SË SHKODRËS