
Vllaznia në basketboll për femra do ta luajë në transfertën ndeshjen e javës së 7-të të kampionatit, ku do të përballet me Elbasanin, duke nisur nga ora 19:00. Një duel ky që vlen shumë për të dyja skuadrat, me Vllazninë që mund të ngjitet në vendin e katërt në rast fitoreje në këtë ndeshje. Basketbollistja e re e Vllaznisë, Anisa Musaja, në prononcimin e dhënë për mediat, u shpreh optimiste për një fitore të mundshme në këtë transfertë.
Musaja flet edhe për objektivat që ka në këtë kampionat Vllaznia e drejtuar nga trajneri Bledar Gjeçaj.
18-vjeçarja Anisa Musaja vjen nga ekipi kampion i Vllaznisë për të reja, që u shpall kampion sezonin e kaluar nën drejtimin e trajneres Medina Mustafa.