U mendua se Vllaznia në basketboll për meshkuj do të ishte e sigurtë përsa i përket përforcimeve deri në fund të këtij sezoni. Pas lajmit jo të mirë që Sarajlija nuk ka rënë dakord hde tashmë ka firmosur me Ulqinin në Malin e ZI, vjen një tjetër lajm që nuk ngroh kuqeblutë e basketbollit.

Momentalisht radha për t’u larguar është e malazezit Nikola Gjokoviç. Ndonëse u rikthyer në Shkodër dhe madje edhe është aktivizuar në disa takime, Gjokoviq ka marrë leje tek drejtuesit e Vllaznisë për të shkuar drejt Kinës nga ku po zhvillon edhe një provë me një skuadër atje. Nëse pëlqehet nga ekipi kinez ku ka nisur të provohet atëherë ekziston mundësia e largimit nga Vllaznia e Gjokoviq. Është një lajm i papritur për shumëkend por në fakt drejtuesit e skuadrës kuqeblu janë të detyruar që të veprojnë në këtë mënyrë sepse kështu është marrëveshja që është bërë me malazezin. Në rast të një ofertë jashtë Shqipërisë të lejohet për t’u larguar. Gjithsesi ende asgjë nuk është mbyllur dhe nuk ka një vendim përfundimtar të paktën edhe për disa ditë derisa ekipi kinez të japë një përgjigje nëse e dëshiron apo jo Gjokoviqin. Në rast se malazezi largohet nga Vllaznia atëherë për këtë ekip rikthehen edhe njëherë problemet përsa i përket grupit të lojtarëve. Vllaznia kërkon edhe këtë sezon titullin kampion ndaj kërkon që të ketë në përbërje të gjitha potencialet për ta arritur fitimin e trofeut. Shkodranët duhet që të qëndrojnë pas basketbollistin malazez deri në festat e fundvitit moment kur do ketë një verdikt përfundimtar nga ekipi në Kinë. Në rast se largohet atëherë për trajnerin Gjeçaj do jetë problem sepse në ndeshjen e fundit ndaj rivalëve të Tiranës Gjokoviq shënoi 18 pikë më shumë se të gjithë. Tashmë duhet parë se cila do jetë zgjidhja për Vllazninë e basketbollit e cila kërkon medoemos titullin kampion.